75 Mall Live Search
20:36 / E Diele, 25 Korrik 2021 / AR

Manjola Nallbani postoi një video dhe të gjithë janë në një mendje: Ajo është Jennifer Lopez shqiptare

Dje Jennifer Lopez pati ditëlindjen dhe fotot e videot e saj të 52-vjetorit bënë xhiron e rrjetit. Një prej tyre e postoi edhe Manjola Nallbani duke vënë në dukje fizikun dhe pamjen perfekte të yllit ndërkombëtar.

Ama askush nuk i kushtoi vëmendje J.Lo-së, të gjithë ndaluan të shkruajnë fjalët më të mira për vetë Manjolën.

Komente nga më të ndryshmet, të tipit:

“Ti je më e mirë se Jennifer”, “Ti je J.Lo shqiptare”, “Edhe ti nuk mbetesh prapa”, me siguri e kanë bërë Manjolën të ndihet e vlerësuar.

Veç muzikës së mirë që bën, këngëtarja shqiptare ka rënë përherë në sy dhe për pamjen rinore dhe të freskër, e fizikun e mirë, ndaj komentuesit nuk flasin kot.