Manjola Nallbani rrëzohet në koncertin e Vitit të Ri, e lëndon këmbën

Manjola Nallbani rrëzohet në koncertin e Vitit të Ri, e lëndon këmbën
Viti 2025 nuk ka nisur mbarë për Manjolla Nallbanin. Këngëtarja e famshme shqiptare është rrëzuar gjersa po këndonte në natën festive në një hotel para qindra mysafirëve.
Bashkë me Manjollën pësoi edhe një fëmijë që u gjend pranë saj në momentin kritik. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Nallbani ka pësuar lëndim në këmbë dhe është duke u trajtuar./Indeksonline/