Mankenda mesazh Drenicës: Jemi të motivuar që të japim maksimumin për të marrë tre pikët

Sulmuesi i Prishtinës, Mankenda në një intervistë për portalin zyrtar të klubi ka folur para ndeshjes së nesërme kundër Drenicës.
Mankenda u shprehë se janë të motivuar për të marrë tre pikët nesër, transmeton Indeksonline.
Ai u lavdërua shumë për performancën që pati në humbjen kundër Ballkanit, por ai beson se performanca e tij do të ishte e shkëlqyer nëse Prishtina do të dilte me 3 pikë nga ajo ndeshje.
“Përformanca ime do të ishte e shkëlqyer nëse do të kishim fituar ndeshjen, për fat të keq rezultati nuk ishte ai që prisnim, por tashmë ka kaluar dhe tani jemi të përqendruar në pjesën e dytë të kampionatit dhe ku na duhet të japim maksimumin tonë për objektivin”.
“ Nesër na pret ndeshje aspak e lehtë, sepse, si gjithmonë, ne luajmë kundër një ekipi maksimalisht të motivuar. Por, edhe ne jemi të motivuar dhe të përqendruar maksimalisht që të japim maksimumin tonë për të marrë tre pikët”, ka thënë sulmuesi anësor, Gauthier Mankenda.
Prishtina u mposhtë nga Ballkani në minutat e fundit të ndeshjes, duke pësuar dy gola në fund.
Mevlan Zeka ishte heroi i Ballkanit duke shënuar dy gola në fund të ndeshjes, në fitoren 2:1./Indeksonline/