Mankenda në histori të Prishtinës, golashënusi më i mirë momental!

Lojtari i Prishtinës, Gauthier Mankenda vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme.
Klubi kryeqytetas arriti fitore 5 me 1 ndaj Besës duke kaluar në pozitën e parë të Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Mankenda shënoi golin e parafundit në këtë përballje, kurse të 31-in personal me klubin e Prishtinës.
Ashtu siç shkruan klubi përmes rrjeteve sociale, Mankenda është golashënuesi më i mirë momental i Prishtinës pas luftës dhe i 7-ti në ranglistën e përgjithshme.
“Krenohem me bashkëlojtarët, më bën të ndjehem mirë”, ka thënë Mankenda./IndeksOnline/