22:56 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Manolas në radarin e gjigantëve

Dy gjigantët e futbollit evropian duan të përforcohen me mbrojtësin e Romës. Mbrojtësi Kostas Manolas mund të largohet nga Roma.

Sipas Football Italia, Bayern Munich dhe Juventus kanë shprehur interes për 27-vjeçarin, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe përfiton 2.7 milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër, drejtori sportiv i Romës, Monchi po punon me agjentin e futbollistit në mënyrë që të heq nga kontrata e tij klauzolën e largimit prej 36 milionë euro, e cila konsiderohet tepër e ulët nga drejtuesit.

Edhe gjatë afatit kalimtar të verës, në drejtim të Manolas pati disa oferta, por ato u refuzuan nga klubi italian. /IndeksOnline/