Manuel Neuer gati të nëshkruaj marrëveshje të re me Bayern Munich

Manuel Neuer nuk e ka në plan të pensionohet.
38-vjeçari pritet që shumë shpejtë të vazhdoj kontratën me Bayern Munich, shkruan IndeksOnline.
Këtë e ka konfirmuar Drejtori i klubit bavarez, Max Eberl.
“Bisedimet janë në rrugën e duhur dhe ka të bëjë me sqarimin e detajeve të fundit. Sigurisht që të dyja palët do të ishin të lumtura kur të mbaronte”, ka deklaruar Eberl.
Portieri gjerman është pjesë e Bayernit që nga viti 2011, dhe ka fituar shumë tituj me klubin bavarez./IndeksOnline/