Manuel Neuer, në moshën 38-vjeçare, mori kartonin e kuq të parin në karrierë

Skuadra e Bayern Munchenit u eliminua mbrëmë nga Kupa e Gjermanisë, pasi u mposht minimalisht 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit.
Fajtori kryesor për këtë humbje të bavarezëve në “Allianz Arena” e kishte portieri gjerman, Manuel Neuer, shkruan Indeksonline
Neuer u ndëshkua me karton të kuq direkt, pasi bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Frimpongit jashtë zonës së 16-metërshit.
Ky ishte kartoni i parë i kuq për 38-vjeçarin gjatë karrierës së tij profesionale. Neuer ka bërë rreth 900 ndeshje dhe ky ishte kartoni i kuq direkt i pari./Indeksonline/
🇩🇪😳 At 38 years old, Manuel Neuer gets the FIRST red card of his professional career… pic.twitter.com/ScGp8rjZ8z
— CentreGoals. (@centregoals) December 3, 2024