Manxhuka: Bedri Hamza (PDK) s’i ka thënë Kurtit që e ka problem Konjufcën – president!
Arlind Manxhuka nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka deklaruar se si LVV në vitet 2011 dhe 2016 kishin pasur problem me emrat e përveçëm të atyre që u bënë presidentë asokohe.
“Dhe në vend të takimeve me neve, pushteti atëbotë na përndiqte e shtypte me polici.
Bedri Hamzën e ftoi KM Kurti dy herë në takim dhe kanë komunikim normal e të mirë. Hamza asnjëherë s’ia ka thënë Kurtit që ka naj problem me Glauk Konjufcën si personalitet, e të cilin LVV e kandidoi krejt n’fund të afatit për president në pritje të ndonjë marrëveshje me opozitën”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/

