75 Mall Live Search
21:04 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

MAP ndan 1 milionë e 300 mijë euro për shërbime inxhinierike

MAP ndan 1 milionë e 300 mijë euro për shërbime inxhinierike

Ministria e Administratës Publike (MAP) ka hapur tender për ‘Shërbime Profesionale Inxhinierike” për nevojat e saj.

Në një njoftim për kontratë është bërë e ditur vlera e parashikuar e kontratës e cila është mjaftë e lartë, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për shumën 1 milionë e 300 mijë euro, të cilat pritet t’i shpenzojë nga buxheti kjo Ministri për këtë kontratë., thuhet ndër të tjerash në dosjen e tenderit.

“Të gjitha përgjegjësit e akomodimit, duke përfshi pajisjet, zyrat, shpenzimet e ndryshme janë përgjegjësi e operatorit ekonomik-obligimet operative. Nuk do të ketë lehtësia ose asistenca nga AK”, thuhet ndër të tjerash në dosje.

Në njoftimin për kontratë nuk është dhënë ndonjë detaje më shumë për çfarë projektesh apo ku do të shfrytëzohen këto shërbime profesionale inxhinierike.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 36 muaj./Indeksonline/