13:38 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / L K

MAPL ia aprovon kërkesën Mitrovicës së Veriut për anëtarësim, vjen reagimi i parë nga AKK-ja

Ministria e Adiministrimit të Pushtetit Lokal i ka aprovuar kërkesën komunës së Mitrovicës së Veriut për t’iu bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës si më sipër, vlerëson se akti i komunës, është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në dokumentm e siguruar nga IndeksOnline.

Nga Ministria bën të ditur se ky vendim tashme është në dorë të organveve të AKK-së.

Ndërsa, Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një përgjigje më shkrim për IndeksOnline ka pohur se ka pranuar kërkesën e MAPL-së, gjersa ka paralajmëruar se do të marrin veprimet e domosdoshme që Mitrovica e Veriut të bëhet pjesë në AKK.

“Po, dje e kemi pranuar kërkesën.Tani, pas pranimit të kërkesës nga ana e komunës së Mitrovicës së Veriut  e cila është shqyrtuar nga MAPL, janë organet e AKK që do ndërmarrin veprimet e domosdoshme për shqyrtimin e kërkesës së komunës në fjalë. Asociacioni i Komunave të Kosovës do i përmbahet dispozitave statutare të saj në mënyrë që të bëj veprime të përgjegjshme sa i përket  shqyrtimit të kërkesës së komunës së Mitrovicës së Veriut për anëtarsim në AKK”, ka thënë Ibrahimi.

Ndryshe, Mitrovica e Veriut, komunë me shumicë serbe, ka nisur procedurat për t’u anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës, para një muaji.

Përmes një shkrese drejtuar Asociacionit, Kryetari Erden Atiq, ka kërkuar që komuna që ai e drejton të bëhet pjesë e AKK’së.

“Si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, ju njoftoj se me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të interesave të përbashkëta komunale, bazuar në nenin 31 dhe 32 të Ligjit për qeverisjen lokale, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, kemi filluar procedurat për anëtarësim të komunës së Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, thuhet në shkresë.

Shembullin e tij ka thënë se do ta ndjek shpejt edhe ai i Zubin Potokut./IndeksOnline/