06:58 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

MAPL lanson aplikacionin për Identifikimin e deponive Ilegale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes “Deutsche Gesellschaft fur internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH”, organizon ceremoninë e lansimit të aplikacionit për Kërkesa të Qytetarëve dhe Identifikimin e Deponive Ilegale “ndreqe.com”.

Ne këte ceremoni lansuese do të prezantohet verzioni i përditësuar i platformës ”ndrege.com“, si nje platforms elektornike e avancuar ku përfshihet edhe aplikacioni mobil, duke i mundesuar qytetarëve të adresojnë kërkesat e tyre me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale; ndërsa komunave, të identifikojnë ne hartë interaktive që portretizohet përmes raportimeve ID qytetardve për deponit ilegale, dëmtimet e rrugëve lokale, ndriqimin publik etj.

Platforma ka për qëllim rritjen e Ilogaridhënies së komunave përballë qytetarëve dhe përmirësimin e shërbimeve komunale.

Gjithashtu, platforma do të përdoret si nje nga rezultatet pdr indikatoret e matjes së performancës komunale, të integruar përmes sistemit te intranetit dhe faqeve elektronike zyrtare komunave, duke i mundësuar komunave përfitimin nga skemat e granteve stimuluese, që ka disajnuar MAPL dhe DEMOS.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të MAPL-së dhe MMPH-së; Kryetarët e Komunave; perfaqësues nga GIZ që kanë përkrahur identifikimin e deponive ilegale dhe përfaqesues nga SDC; ndërsa, prezantimi i platformës do të bëhet nga përfaqësues të organizatës “Democracy Plus”.