13:04 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / B O

MAPL mbështetë komunat me 24 projekte, vlera mbi 2 milionë euro

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka nënshkruar 17 marrëveshje me Komunat përfituese nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike për vitin 2021.

Bazuar në raportin e komisionit për vlerësim të kritereve si dhe natyrën e projekt propozimeve të pranuara nga komunat, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është aprovuar mbështetja financiare për 24 projekte në vlerë mbi 2 milion euro.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është financimi i projekteve komunale për zhvillim të infrastrukturës Socio-Ekonomike me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.