75 Mall Live Search
13:12 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

MAPL ndan 1.9 milion euro për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal të Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal në vlerë prej 1.9 milionë euro.

Kryetari Haziri ka falënderuar MAPL për mbështetjen e madhe, duke thënë se deri tani Gjilani ka vuajtur për një objekt të ri që do t’i plotësonte nevojat e kuvendarëve, partive politike dhe mbi 300 shërbyesve civilë.

Haziri tha se me ndërtimin e objektit të ri të Kuvendit Komunal, performanca në punë do të ketë rritje të dukshme.