Maqedonci: Baza ajrore në Kuçovë do t’i japë karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë e Ballkanit në përgjithësi

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci i cili ka marrë pjesë sot në ceremoninë e rihapjes së bazës ajrore ushtarake në Kuçovë, ka thënë sekjo është një ngjarje historike, e cila do t’i jap karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë dhe Ballkanit në përgjithësi.
“Kjo bazë që do të shërbej si bazë ajrore taktike e operacionale përbën investimin më madhor të Shqipërisë dhe aleancës së NATO-s, si aset i vyer i mbrojtjes kolektive në dekadën më të kërcënuar të sigurisë. Gjersa Forca e Sigurisë së Kosovës në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit do të ngrisë dhe kapacitetet e saj ajrore, urojmë që Shqipëria të vazhdojë ndërtimin e flotës moderme ajrore. Si çdoherë kombi shqiptar është në anën e duhur të historisë, andaj dhe kjo bazë ashtu si dhe të gjitha kapacitetet ushtarake do të jenë vetëm në funsksion të paqes”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Postimi i plotë në Facebook:
Ishte kënaqësi që sot të marr pjesë në ceremoninë e rihapjes së bazës ajrore ushtarake në Kuçovë të Republikës së Shqipërisë, një ngjarje historike që do t’i jap karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë e Ballkanit në përgjithësi.
Kjo bazë që do të shërbej si bazë ajrore taktike e operacionale përbën investimin më madhor të Shqipërisë dhe aleancës së NATO-s, si aset i vyer i mbrojtjes kolektive në dekadën më të kërcënuar të sigurisë.
Gjersa Forca e Sigurisë së Kosovës në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit do të ngrisë dhe kapacitetet e saj ajrore, urojmë që Shqipëria të vazhdojë ndërtimin e flotës moderme ajrore. Si çdoherë kombi shqiptar është në anën e duhur të historisë, andaj dhe kjo bazë ashtu si dhe të gjitha kapacitetet ushtarake do të jenë vetëm në funsksion të paqes.
Përmes bazës ajrore të Kuçovës, situata e sigurisë në Ballkan tashmë do të shihet nga një prizëm tjetër, sigurisht më i konsoliduar se kurrë bashkëpunimi ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe fqinjëve tanë që duan stabilitetin.