Maqedonasi tenton të korruptojë policët për gjobë në trafik, përfundon në pranga

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka tentuar të korruptojë disa zyrtarë të policisë, duke iu ofruar ryshfet në këmbim të mos-shqiptimit të gjobës në trafik.
Rasti ka ndodhur në Zajm të Klinës dje rreth orës 09:45.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar.
I njëjti është dërguar më pas në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”.