“Maqedonasit po dalin dyfish më tepër në votime se shqiptarët”
Deri në ora 10 në zgjedhjet lokale që po zhvillohen sot në Maqedoni, kanë votuar rreth 7 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.
Sipas të dhënave që publikoi Komisioni Shtetor i Zgjedhjeve në Maqedoni, bie në sy se në komunat ku jetojnë shumicë maqedonase dalja është dyfish më e madhe se në komunat ku jetojnë shumicë shqiptarë, transmeton Klan Kosova.
Kështu, sipas Zhurnal, deri sa jehona e votuesve në komunat Qendër dhe Strumicë, për shembull, është mbi 9 për qind, në Çair është pak mbi 5 për qind, në Tetovë nën 5 për qind, kurse në Gostivar 4.51 për qind.
Në Demir Kapi madje kanë dalë 19 për qind e votuesve, kurse në Zhelinë 4 për qind.
Përfaqësuesit e KSHZ-së kanë njoftuar se deri në ora 10 nuk është paraqitur ndonjë rast i shkeljes zgjedhore, transmeton Klan Kosova.