75 Mall Live Search
22:09 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Maqedonasja ofron vendqëndrim për familjarët e të gjithë atyre që u aksidentuan sot

13 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi sot në Maqedoni.

Përpos të vdekurve, nga ky aksident mbetën të lënduar edhe shumë të tjerë.

Shumë prej tyre janë duke u mjekuar në spitale të ndryshme në Maqedoni, por që familjarët po presin për lajme nga ta, transmeton Indeksonline.

E një maqedonase ka vendosur që t’u dalë në ndihmë sado pak.

Ajo përmes rrjetit social Facebook ka treguar se jeton në afërsi të ‘8 Shtatorit’ dhe se kushdo nga anëtarët e familjes ka nevojë për të qëndruar diku mund të lajmërohen.

Postim i plotë:

Unë jetoj në afërsi të 8 shtatorit, nëse anëtarët e familjes të të dëmtuarve kanë nevojë për një qëndrim apo diçka tjetër, unë jam në dispozicion