Maqedonci: Dyshohet se sulmi në Ibër-Lepenc është kryer nga mbetjet operative të grupit të Radoiçiqit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë që sulmi i kryer në kanalin e Ibër-Lepencit dyshohet të jetë kryer nga mbetjet operative të grupit të Milan Radojçiqit.
“Del që dyshimi kryesor është pikërisht te pjesëtarët ose mbetjet operative mund të themi të grupit Radojçiq dh grupet tjera që kanë operuar në veri të vendit”, ka thënë Maqedoni në Rubikon të Klan Kosovës.
Vlerësoj që megjithatë, grupi është mposhtur më 24 shtator, janë tërhequr në Serbi, pra të mposhtur janë tërhequr, ka shtuar më tutje Maqedonci./Indeksonline/