75 Mall Live Search
19:17 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / B XH

Maqedonci me Kusarin hedhin hapin kyç drejt industrisë së mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar të enjten ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari, ku është diskutuar koncepti, struktura dhe organizmat që do të transformojnë industrinë e mbrojtjes të Kosovës.

Kështu u tha në njoftimin për media të Maqedoncit, i cili tha se ky është hapi kyç drejt Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes.

“Ky ligj pritet të hapë rrugën për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ndërsektorial, duke e bërë industrinë e mbrojtjes motor të inovacionit dhe sigurisë kombëtare”, tha Maqedonci.

Ai shtoi se në ditët në vijim, grupi punues do të finalizojë koncept-dokumentin dhe do të hartojë draftligjin, duke bërë hapin tjetër drejt fillimit të zhvillimit të industrisë së mbrojtjes.

Kusari nga ana e saj, tha se përveç dispozitave kryesore, në takim u trajtuan edhe shtrirja ndërsektoriale, e cila, sipas saj, do të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë së mbrojtjes.