75 Mall Live Search
15:06 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / S Z

Maqedonci në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes takon Sekretarin e Ushtrisë për shitje të armatimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar sot me zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes të SHBA-së, Sasha Baker,  me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Celeste
Wallander, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Evropë dhe NATO, Lisa Sawyer, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes.

Me ta, Maqedonci foli për raportet bilaterale ushtarake, planin e tranzicionit, mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në aspektin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta si dhe konsultimet rreth planit bilateral të mbrojtjes që do të diskutohet në fillim të vitit 2024 .

“Zëvendës Sekretarja Baker, shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e Kosovës për stabilitetin e regjionit të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen që Kosova po jep për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës kundër agresionit rus. Gjithashtu, në takim u ri konfirmua synimi i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes si dhe vazhdimin e koordinimit të përbashkët për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në regjion dhe më gjerë. Vizitën në Departamentin e Mbrojtjes ministri Maqedonci e vazhdoi me takimin me Ndihmës Sekretarin e Ushtrisë së SHBA-së për blerje ushtarake, logjistikë dhe teknologji, Douglas Bush.Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë kryesor strategjik!”, thuhet në njoftim. /