75 Mall Live Search
22:15 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / F.R

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e dy dhe plagosjen e tre ushtarëve amerikanë gjatë një sulmi terrorist në Siri.

Në një reagim, në Facebook, Maqedonci thekson se dhimbja është më e madhe duke pasur parasysh se ushtarët ishin nga shteti i IOWA, një shtet mik i Kosovës, me të cilin Kosova ka bashkëpunim në kuadër të programit për partneritet mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare.

“Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Major Gjeneral Stephen E. Osborn, Komandant i Gardës së IOWA, Guvernatoren Kim Reynolds dhe gjithë qytetarëve të IOWA dhe SHBA-së”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar gjithashtu se angazhimi i Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri në botë është një mision fisnik, për të cilin Kosova është shumë falënderuese.