75 Mall Live Search
12:48 / E Premte, 17 Prill 2026 / KV

Maqedonci pas takimit me homologun nga Shqipëria: Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci pas takimit që pati me homologun e tij nga Shqipëria, Ermal Nufi, tha se diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes.

Maqedonci tha se ka falënderuar Nufin për ndihmën e Shqipërisë ndër vite për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake.

“Republika e Shqipërisë vazhdon të kontribuojë në FSK përmes trajnimeve, edukimit të pjesëtarëve tanë, por edhe përmes prezencës në kuadër të misionit të KFOR-it ku Republika e Shqipërisë luan rol të veçantë. Gjithashtu diskutuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera duke përfshirë industrinë e mbrojtjes, një sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm për kohën kur po jetojmë”, tha Maqedonci.