75 Mall Live Search
17:46 / E Hënë, 22 Prill 2024 / A. M.

Maqedonci priti në takim lamtumirës kolonelin Mario di Girolamo, e dekoroi atë me medalje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim takim lamtumirës këshilltarin bilateral nga Forcat e Armatosura të Italisë, kolonel Mario di Girolamo.

Mario di Girolamo u dekorua nga Maqedonci me Medalje për Shërbim të Shquar.

“Me këtë rast, për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, ministri Maqedonci e dekoroi kolonelin Mario di Girolamo me Medalje për Shërbim të Shquar, duke i dëshiruar suksese në detyrën dhe misionin e ri të tij”, thuhet në njoftimin e ministrisë.