75 Mall Live Search
14:46 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / S Z

Maqedonci: Rritja e buxhetit për ushtrinë, tregues i qartë se ky sektor ka vëmendjen e duhur dhe do të fuqizohet në vazhdimësi

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2025, që arrin vlerën prej 3.6 miliardë eurosh, me ç’rast për Ministrinë e Mbrojtjes, ushtrinë tonë janë ndarë 208 milionë euro, apo 2% të Bruto Produktit Vendor.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka thënë se kjo rritje e buxhetit për ushtrinë, është tregues i qartë që ky sektor ka vëmendjen e duhur dhe do të fuqizohet në vazhdimësi, jo vetëm për të mbrojtur shtetin por dhe për të kontribuar në çdo operacion ndërkombëtar,  me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe paqes.

“Rritja e dukshme e buxhetit dhe investimi në resurse humane, përgatitje të personelit ushtarakë dhe ngritje të kapaciteteve operacionale përmes investimit në armatime, është tregues i qartë që ky sektor ka vëmendjen e duhur dhe do të fuqizohet në vazhdimësi, jo vetëm për të mbrojtur shtetin por dhe për të kontribuar në çdo operacion ndërkombëtar me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe paqes.Më shumë investime në ushtri, do të thotë siguri për qytetarët tanë dhe për Republikën”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.