75 Mall Live Search
11:01 / E Martë, 04 Mars 2025 / S Z

Maqedonci takon Hargreaves, diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ministri e ambasadori kanë diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Gjatë takimit, një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte arkitektura e re politike në botë dhe sfidat që vijnë me të. Palët ndanë ide dhe qasje mbi mënyrat më efektive për të përballuar zhvillimet e fundit globale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe partneriteteve strategjike”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, ambasadori i ka përcjell Maqedoncit urimet për rezultatin e zgjedhjeve duke e vlerësuar lidershipin dhe angazhimin e tij në forcimin e sektorit të mbrojtjes.