75 Mall Live Search
19:52 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / Z S

Maqedonci vizitoi kadetët dhe oficerët e FSK-së në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë vizitës në Shqipëri ka zhvilluar një takim me kadetët dhe oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ata po ndjekin studimet në Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe kurse të ndryshme për zhvillimin e karrierës ushtarake.

Maqedonci ka shpreh krenarinë e tij për përkushtimin dhe angazhimin e ushtarakëve të Kosovës në përvetësimin e njohurive dhe aftësive.

“Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, e informoi ministrin për programet e studimeve dhe vlerësoi nivelin e lartë të disiplinës dhe përformancës së kadetëve dhe oficerëve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu, Maqedonci ka vizituar kursantët e FSK-së që po ndjekin Kursin Komando në Regjimentin e Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë./Indeksonline/