75 Mall Live Search
14:34 / E Martë, 07 Janar 2025 / Z S

Maqedonci viziton Ministrinë e Mbrotjes së Shqipërisë: Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë

Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci ka zhvilluar një vizitë zyrare në shtetin e Shqipërisë.

Ai ka zhvilluar edhe një takim me homologun e tij nga Shqipëria, Pirro Vengu.

”Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Pirro Vengu, sot kisha nderin që të merrja pjesë në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher. Ushtarakët nga Kosova pas përfundimit me sukses të këtij kursi tejet sfidues, do të kenë mundësinë që njohuritë e shkathtësitë e fituara t’i vënë në funksion të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrojtjes së vendit”, ka shkruar Maqedonci.

Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë, ka shtuar ndërkaq ai./Indeksonline/