13:19 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Maqedoni, deri tani shtatë denoncime për blerje të votës

Deri tani në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoni, janë bërë 7 denoncime për tentim për blerje të votës.

Policia maqedonase po ashtu njoftoi se këto raste do të procedohen pasi të mbarojë procesi zgjedhor.

Këto raste sipas MPB-së, tashmë janë në përpunim e sipër.

Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, apeloi deri tek partitë politike dhe simpatizantëve partiak që të përmbahen nga keqpërdorimet dhe incidentet, shkruan albeu