Maqedoni e V. – Kosovë, Agim Sopi bënë parashikimin e fituesit

Ish-trajneri i Feronikelit, Agim Sopi, ka parashikuar ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë.
Në një intervistë për Lajm TV të Maqedonisë, Sopi ka deklaruar se ndeshjen do ta fitojë skuadra që gabon më pak.
Sipas tij, edhe Maqedonia edhe Kosova kanë futbollistë cilësorë. Madje, për Maqedoninë, prej nga edhe vjen, theksoi se shumë lojtarë me të cilët ka punuar vetë ai tek U-21 e këtij shteti, tani janë pjesë e kombëtares A.

Sopi u nda me Feronikelin para pak javësh.
Maqedoni e Veriut – Kosovë, pritet të shtyhet shkaku i koronavirusit.