19:10 / E Enjte, 07 Janar 2021 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 10 viktima dhe 166 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1 049 testime për COVID dhe prej tyre 166 kanë rezultuar pozitivë me virusin, ose 16 për qind e testeve të kryera.

Me këtë rast Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 416 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 10 pacientë. Në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë kryer 411 040 testime.