20:18 / E Martë, 12 Janar 2021 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 12 të vdekur dhe 520 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së veriut, ka bërë të ditur se nga 3 mijë e 23 teste të realizuara për koronavirus, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 520 raste të reja, 231 prej të cilëve vetëm në Shkup.

Listës së të shëruarve nga koronavirusi i janë shtuar edhe 372 persona, ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 12 persona, 4 nga Shkupi, nga dy viktima kanë regjistruar Struga dhe Ohri ndërsa nga një viktimë kanë regjistruar Dibra, Strumica, Kriva Pallanka dhe Kërçova.