17:21 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / OSH

Maqedoni e Veriut: 13 të vdekur dhe 432 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se 13 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 432 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 448 pacientë, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 207 mijë e 998 raste positive me COVID-19, janë shëruar 192 mijë e 370 pacientë, kanë vdekur 7 mijë 294 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 8 mijë e 334 raste aktive.