17:36 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 14 të vdekur dhe 627 raste të reja me COVID 19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi 14 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nga 2,510 testime të realizuara, 627 prej tyre rezultuan pozitiv për koronavirus.

Ndërsa 644 pacientë raportohet se kanë fituar betejën me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 79,815 me koronavirus, ndërsa 2,354 pacientë e kanë humbur betejën me Covid.