21:05 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 15 të vdekur dhe 1035 raste të reja nga COVID 19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3 143 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1035 kanë rezultuar pozitivë, ose 33 përqind e tyre.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 15 pacientë, ndërsa janë shëruar 998 persona.