75 Mall Live Search
20:24 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / MSH

Maqedoni e Veriut, 18 të vdekur dhe 1,409 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 1,409 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur 18 persona, që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 1,455 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,196 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 282,147, kurse i të vdekurve është 8,686 persona.