75 Mall Live Search
18:47 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 18 të vdekur dhe 357 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1 387 testime për COVID-19 dhe prej tyre 357 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 pacientë, viktima më e re është vetëm 34 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 689 persona.

Deri më tani janë kryer 380 616 testime për koronavirus, dhe pozitiv kanë rezultuar 78 305 persona. Personat e shëruar janë 54 034, ndërsa e të vdekurve 2 292. Numri i rasteve aktive është 21 979.