75 Mall Live Search
20:19 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 21 viktima dhe 947 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 3 450 teste të dyshuara për COVID nga ku 947 kanë rezultuar të jenë pozitivë.

Numri më i lartë i rasteve të reja vazhdon të jetë në Shkup me 453 raste, Prilepi me 65, Velesi me 56, etj. I lartë mbetet edhe numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë, ku 21 persona kanë gjetur vdekjen vetëm në 24 orët e fundit, ndërsa janë shëruar 397 persona.

 Që nga fillimi i pandemisë janë prekur 110 209 persona me COVID, nga ku 96 570 janë shëruar dhe 3 265 kanë gjetur vdekjen. Numri aktual i personave aktivë me virusin është 10 374.