75 Mall Live Search
16:13 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 22 të vdekur dhe 129 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se janë realizuar 591 testime, prej të cilave janë shënuar 129 raste të reja.

Ndërkohë autoritetet apelojnë për respektim të masave për shkak se numri i viktimave vijon të mbetet i lartë.

22 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 78,434 që nga fillimi i pandemisë.