75 Mall Live Search
15:19 / E Diele, 21 Mars 2021 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 25 të vdekur dhe 642 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 25 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 642 raste të reja. Ndërsa, numri i të shëruarve është 524 pacientë.

Numri total i të prekurve atje ka arritur në 119.378 persona, ndërsa i të shëruarve është 100.774 individë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 3,473 viktima dhe raste aktive janë 15.131 pacientë.