17:21 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

Maqedoni e Veriut: 26 të vdekur dhe 324 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 26 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 324 raste të reja. Ndërsa, numri i të shëruarve është 1,178 pacientë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri total i të prekurve nga koronavirusi atje ka arritur në 153,461 persona, ndërsa të shëruar janë 136,545 individë

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 5,042 viktima, kurse 11,874raste janë aktive me COVID-19.