20:02 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 29 të vdekur dhe 1 069 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, ka bëtë të ditur se nga 3 012 testime të kryera, 1 069 persona kanë rezultuar pozitiv, ose 35% e testeve të kryera, ndërsa janë shëruar edhe 1 242 persona.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 29 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve gjatë ditës së sotme ka qenë më i lartë se i të infektuarve.

Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet një ndër vendet me numrin të madh të të vdekurve dhe të infektuarve nga COVID 19 në rajon.