75 Mall Live Search
20:25 / E Enjte, 25 Mars 2021 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 29 të vdekur dhe 1,264 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 29 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 1,264 raste të reja. Ndërsa, të shëruar janë 772 persona.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 123.491 persona, transmeton Klan Kosova.

Numri total i personave të shëruar ka shkruar në 103,374, ndërsa kanë ndërruar jetë 3,574 njerëz.