75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Maqedoni e Veriut: 3 viktima dhe 127 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 702 testime të realizuara gjatë 24- orëve të fundit, 127 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 67 raste, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-33, Tetovë-10, Strugë-5, Ohër-6, Koçani-2, Probishtip-2.

Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë 3 pacientë me koronavirusin. Një pacientë në moshën 80- vjeçare nga Kumanova që ishte shtrirë në spital me 4 qershor dhe dy pacientë nga Shkupi,  njëri  i moshës 62- vjeçe që ishte pranuar në spital më 5 qershor dhe tjetri i moshës  78- vjeçare, që ishte shtrirë në spital më 2 qershor.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24- orëve ka regjistruar 7 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve katër pacientë nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe një nga Gostivari.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 3.152, prej të cilëve 1.653 janë shëruar kurse 156 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në vendin tonë ka 1.343 raste aktive me koronavirusin.