75 Mall Live Search
18:19 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 31 të vdekur dhe 657 raste të reja për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit 920 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi.

Ministria ka bërë të ditur se 31 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë edhe 657 raste të tjera që rezultuan pozitivë në testet për COVID-19.

Nga 920 të shëruarit, pjesa më e madhe e tyre janë nga Shkupi 349, nga Prilepi 70, nga Struga 60 dhe Gostivari 45 etj.