14:09 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Maqedoni e Veriut: 37 raste të reja me COVID-19, 4 viktima dhe 131 të shëruar

Gjatë 24-orëve të fundit nga 464 teste të kryera, 37 persona kanë rezultuar pozitivë me Kovid-19 dhe kjo: Shkup-20, Kumanovë-3, Shtip-1, Tetovë-3, Strugë-2, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Koçanë-2.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 131 pacientë të shëruar. Në 24-orët e fundit 4 pacientë kanë humbur betejën me Kovidin-19. Një pacient nga Vinica i moshës 57 vjeçe, dy pacientë nga Ohri, 77 dhe 57 vjeç dhe një nga Struga i moshës 74-vjeçare.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 15.827, i pacientëve të shëruar 13.315 dhe i personave që kanë ndërruar jetë 652. Ndërsa numri i rasteve aktive është 1860.