08:17 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Maqedoni e Veriut: Miratohet paketa e katërt ekonomike me vlerë 470 milionë euro

Ministri i Ekonomisë nëMaqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi, ka deklaruar se është miratuar Pakoja e katërt ekonomike, me vlerë 470 milion euro, e cila do të përdoret për 31 masat e planifikuara. 470 milionët e planifikuar, do të destinohen në sektorët më të prekur në formë subvencionesh dhe grantesh për veprimtaritë e goditura nga pandemia, ku Ministri Bekteshi i ka radhitur në një status në rrjetin social.

Ja postimi i ministrit Bekteshi në facebook:

Sot miratuam Pakon e katërt të masave ekonomike me vlerë 470 milion euro për të mbështetur sektorët më të prekur dhe qytetarët më të prekur për të tejkaluar pasojat e pandemisë.

Pakoja e katërt ka 31 masa dhe është një mbështetje e drejtpërdrejtë për sigurinë ekonomike dhe sociale të qytetarëve, duke inkurajuar konsumin privat.

Këto janë disa nga masat për të mbështetur kompanitë dhe qytetarët: Vazhdon mbështetja për pagesën e pagave deri në fund të vitit, e cila do të shkojë nga 14,500 deri në 21,776 denarë. 250,000 vende pune do të mbështeten me 70 milion euro

Kartela pagesore prej 6,000 denarë për kategoritë e prekshme të qytetarëve me vlerë 27,6 milion euro

Pjesë shtesë mujore prej 3 muajsh për kredi pa interes nga Covid 1 përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut.

100 milion euro shtesë për kredi të lira përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut

Pagë bruto prej 21,776 denarë për 150 guida turistike të regjistruara

Kthimi i taksës së paguar turistike për vitin 2019 në 4,700 subjekte në një vlerë totale prej 2 milion euro

Grante nga 3,000 deri në 7,000 euro për agjencitë e udhëtimit

Grantet nga 3,000 deri në 10,000 euro për restorantet e regjistruara për dasma

Grantet nga 1,000 deri në 5,000 euro për terrenet e lojërave për fëmijë

Zgjatja e licencave për të operuar diskoteka, klube nate, transportues

Zvogëlimi i TVSH-së për shërbimet e zejtatëve nga 18% në 5% 10% të TVSH-së për restorantet dhe shërbimet e ushqimit dhe pijeve

Përjashtimi nga TVSH-ja për donacionet deri në fund të vitit 2021

Fundjavë pa TVSH për produktet vendase dhe pajisjet IT (10,11,12 tetor)

Garanci shtetërore për hua dhe garanci doganore për borxhin doganor

Përgjysmim i kamatës së gjobës për detyrat publike deri në fund të vitit 2021

Njohja e shpenzimeve për sigurimin shëndetësor privat për punonjësit dhe testet për Covid

Shtyrja shtesë e ripagimit të kredisë për kompanitë

Masa autonome për heqjen e detyrimeve të importit për lëndë të para të caktuara

Mbështetje për prodhuesit, përpunuesit dhe eksportuesit e rrushit, verës së madhe dhe verës në shishe