20:09 / E Shtunë, 05 Janar 2019

Maqedoni, me para në dorë mund të paguhet deri në një mijë euro

Qytetarët e Maqedonisë nga 1 janari i këtij viti do të munden të paguajnë ose të marrin para në dorë në vlerë vetëm deri në 60 mijë denarë ose një mijë euro.

Gjithçka mbi këtë shumë patjetër do duhet të kalojë përmes llogarive bankare.

Në qershor të vitit të kaluar në fuqi hyri dispozita e ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit. Me këtë dispozitë pragu i lejuar i pagesave me para në dorë prej 15 mijë euro u ul në 2 mijë euro. Pastaj nga fillimi i vitit kjo shumë u ul në 1 mijë euro. Ligji parasheh nga qershori të shtohen kontrollet, me çka për blerjen e mallrave dhe shërbimeve qytetarët dhe firmat me para në dorë do të munden të paguajnë vetëm shumë prej 500 eurove ose 30 mijë denarë. Qëllimi i kufizimit të këtillë është ulja e ekonomisë gri dhe rritja e pagesës elektronike.

“Ne veç më kemi përgatitur ndryshime që kanë kaluar në Kuvend dhe janë në fuqi dhe me to kufizohet pagesa me para në dorë dhe kjo është mirë pasi me këtë shteti do të ketë kontroll më të madh”, tha Dragan Tevdovski, ministër i financave, transmeton Alsat M.

Megjithatë, në një pjesë të madhe të objekteve tregtare, por edhe në institucionet shtetërore nuk ka kushte për pagesë elektronike, gjegjësisht mundet të paguhet vetëm me para të gatshme. 

Mos i humb

Të fundit