Maqedoni: Një viktimë, pesë të shëruar dhe 10 raste të reja me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se brenda 24 orëve janë regjistruar 10 raste të reja me Covid-19.
Brenda 24 orëve të fundit në Maqedoni janë regjistruar edhe 5 pacientë të kuruar nga Covid-19.
Fatkeqësisht ministri Filipçe njoftoi se edhe një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, bëhet fjalë për një të moshuar nga Delçeva.