75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Maqedonia e Veriut është në Kampionatin Evropian 2020

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut, duel ky që u zhvillua në kuadër të finales në Ligën e Kombeve.

Falë golit të shënuar nga Goran Pandeve në minutën e 55’të të takimit, Maqedonia bëhet Kombëtarja e parë që nga Liga e Kombeve siguron plasmanin në Kampionatin Evropian 2020,  shkruan IndeksOnline

Ky takim u zhvillua në Gjeorgji pa praninë e tifozëve, dhe për Kombëtaren maqedone është një sukses i madh.

Kështu, pesë futbollistët me prejardhje shqiptare, Ademi, Alioski, Bardhi, Musliu dhe Bejtullahi kanë arritur të kualifikohen në Kampionatin Evropian.

Kujtojmë, se Maqedonia përfundoi e para në grupin e katërt të Ligës D, me vetëm një humbje nga gjashtë ndeshje, duke arkëtuar 15 pikë./IndeksOnline/