23:19 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Maqedonia e Veriut hyn në orë policore për Fitër Bajram

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga dita e parë e Fitër Bajramit ta fusë vendin në orë policore.

Kjo do të nis nga ora 11:00 deri të martën në ora 05:00.

Sa i përket ditës së shtunë, ora policore do të vazhdojë me orar të njëjtë, gjegjësisht do të nis nga ora 19:00 deri në ora 05:00 ditën e nesërme, shkruan Alsat M.